E rëndë/ Kamioni zë poshtë shoferin në Sarandë, humb jetën 53-vjeçari

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku një drejtues mjeti ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga kamioni.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 Sarandë, ndërsa shoferi është identifikuar si 53-vjeçari Veli Seiti.

Sipas informacioneve të para, Seiti ka dalë nga mjeti për të bërë shkarkimin e ngarkesës, por mjeti ka lëvizur dhe drejtuesi ka shkuar të hipte në mjet, por është batuar dukë e zënë poshtë.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

RonaTyra

Sot, rreth orës 15:05, në lagjen nr. 3, Sarandë, shtetasi V. S., 53 vjeç, dyshohet ka ndaluar mjetin tip kamion, në rrugë të pjerrët, për të bërë një riparim, dhe gjatë punës dyshohet se aksidentalisht mjeti është pëmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin V. S., i cili si pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu