E rëndë/ Digjet gjatë natës banesa në Kukës, ndërron jetë i moshuari

0
Gjigandi

Një banesë është përfshirë nga flakët në Kukës.

Mësohet se si pasojë e zjarrit ka ndërruar jetë një 82-vjeçar, shtetasi me iniciale Sh.K., i cili banonte i vetëm në banës.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Informacion paraprak .

RonaTyra

Më datë 28.10.2022, rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ka rënë zjarr në një godinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte në këtë godinë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu