E papranueshme gjuha kërcënuese e gjyqtarit Bejtullahu ndaj gazetarit Arlind Sadiku

0
E papranueshme gjuha kërcënuese e gjyqtarit Bejtullahu ndaj gazetarit Arlind Sadiku
Gjigandi

Gazetari Arlind Sadiku ka raportuar sot në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se është kërcënuar nga gjyqtari, Mervan Bejtullahu.

Sipas Sadikut, Bejtullahu e ka kërcënuar haptazi para ndeshjes Gjilani – Drita, duke i thënë se

“veç jemi në Gjilan, se t’ishim kanë në Prishtinë, t’kisha kallxu”.

Për AGK-në, një gjuhë dhe sjellje e tillë është e papranueshme dhe pamundëson raportimin e gazetarit nga vendi i ngjarjes.

AGK-ja gjithashtu kërkon nga Federata e Futbollit e Kosovës – FFK, të marrë masa ndaj gjyqtarit Bejtullahu.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu