E padrejtë

0
Gjigandi

Thibaut Courtois, portieri i Real Madridit dhe kombëtares belge, dha një intervistë në televizionin publik të vendit të tij, ku shqyrtoi çështjet aktuale, siç janë anulimi i mundshëm i La Liga-s (mosrifillimi i saj) dhe pandemia COVID-19:

Situata aktuale – “Duket se do të ekzaminohemi të mërkurën në mëngjes, për të ditur nëse e kemi kaluar COVID-19 apo jo. Dhe pastaj, në teori, javën tjetër mund të stërvitemi individualisht në “Valdebebas”. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë stërvitje. Do të varet gjithçka nga ajo që do të vendosin klubet dhe qeveria. E vetmja gjë e sigurt për këtë javë është që ne futbollistët do të ekzaminohemi. Këtë e them me siguri”, shkruan telesport.

Shqetësimi për COVID-19 – “Frika nuk është fjala e saktë. Unë vazhdoj të qëndroj me fëmijët e mi. Nëse ende nuk jam infektuar, mund ta pësoj nga njerëz të tjerë. Ka raste të të rinjve të shëndetshëm që janë infektuar, por nuk kanë asnjë lloj shqetësimi. Ata mund ta bartin virusin dhe ta transmetojnë te të tjerët”.

Rreth La Liga-s – “Ne jemi vetëm dy pikë larg kreut, që mbahet nga Barcelona. Pra, mund të jemi kampionë, kështu që do të ishte fat i keq nëse sezoni anulohet, nuk rivazhdon për pjesën e mbetur. Nëse do të vendosë kështu Spanja, që Barcelona të jetë kampione, nuk do të më dukej e drejtë. Ne kemi barazuar një ndeshje me katalanasit dhe kemi fituar tjetrën. Realisht, kemi dëshmuar se jemi ekip më i mirë se ata. Jemi dy pikë mbrapa, por nuk do të pajtohesha me këtë verdikt. Në rastin e Liverpool në Angli do të ishte ndryshe, mund ta kuptoja, sepse është shumë i distancuar nga ndjekësi më i afërt në renditje. Do të doja të përfundoja sezonin dhe pastaj të vendosej në fushë titulli. Edhe 11 ndeshje kanë mbetur, është shumë herët për ta vendosur kampionin”.

Mbyllja e sezonit –  “Unë mendoj se sezoni duhet të mbarojë, por sigurisht që siguria vjen në radhë të parë. Masat mbrojtëse duhet të merren parasysh. Duhet të jemi 100% të sigurt para se të luajmë përsëri, sepse mund të infektohemi, pa pasur simptoma. Duhet kujdes i madh me kontaktet. Këto janë gjëra për t’u shqyrtuar, por unë do të doja të përfundonte sezoni i plotë”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu