E lanë Bilishtin po gjumë/ Dy vajza prishin qetësinë publike në orët e para të mëngjesit

0
Gjigandi

Një 27 -vjeçare dhe një 23- vjeçare banuese në Bilisht, Devoll  janë proceduar penalisht për prishje të qetësisë publike, pasi dy shtetaset në oret e para të mëngjesit ishin kthyer në problem për banorët e Bilishtit.

Gjithashtu në momentin që policia ka ndërhyrë ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetases D. A., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori e filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Bilisht, Devoll, pasi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, këto 2 shtetase kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, duke u kthyer në shqetësim për banorët.

Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu