Një çift ka përfunduar në komisariat në Greqi, pasi u konfliktuan ashpër me njëri-tjetrin.
Sherri mes tyre ishte i rëndë dhe agravoi deri në atë pikë sa gruaja me origjinë greke sulmoi me thikë bashkëshortin e saj shqiptar në sy të fëmijëve të tyre.
Sipas medieave greke dy bashkëshortët kallëzuan njëri-tjetrin në polici, ndërsa shkak i debatit duket se ka qenë xhelozia, pasi gruaja ka thënë se kapi të shoqin duke folur me një grua tjetër në telefon, nëpërmjet mesazheve dhe aty ka filluar i gjithë debati.