E dashura e Kristit jashtë BBV, reagon për herë të parë

0
Gjigandi

Pak ditë më parë u njohëm me të dashurën e Krist Aliajt, konkurrentit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Gjatë bisedave me banorët, ai ka treguar se është në lidhje prej 6 muajsh, me një vajzë e cila nuk është shqiptare, pa dhënë më tepër detaje për të.

Ne ju treguam se ajo quhet Zaza dhe në fotot e tyre në rrjete sociale ishin ngacmuar shpesh me njëri-tjetrin. Madje, atë e ndiqte dhe “kunata”, motra e Kristit në Instagram.

E pamë që i qëndroi besnik Zazës kur Kejvina e ngacmonte nëpër shtëpi, por me hyrjen e Keisi Medinit, Kristi ka ndryshuar qëndrim. Ai ka pranuar se e pëlqen, pëlqim të cilin ia ka kthyer edhe Keisi.

Çdo ditë e më shumë po i shohim të afërt në shtëpi, madje mbrëmë fjetën të përqafuar…. Si ndihet Zaza për këtë, teksa i sheh nga jashtë?

RonaTyra

Ajo vetë ka reaguar në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet e prekur dhe i vlerëson mesazhet pozitive e mbështetëse që ka marrë këtë periudhë.

“Nuk mund të them me fjalë se sa e prekur jam nga kaq shumë njerëz që më kontaktuan dhe më ngushëlluan. Mesazhet e mia janë të tejmbushura dhe do të doja t’i përgjigjem secilit prej jush, por nuk kam forcën për ta përballuar tani gjithë këtë.

Shpresoj që të gjithë të qëndroni të bekuar dhe shpresoj që Zoti t’ju japë të gjithëve dyfishin e dashurisë që njerëzit po më japin tani. Më lehtëson vërtet të di se njerëzit që as nuk më njohin, e shohin të vërtetën dhe e vlerësojnë moralin!

Nuk jam mirë dhe do të më duhet pak kohë që të shërohem dhe të kuptoj disa gjëra që po më ndodhin para syve. Unë vij nga një familje e dashur, e kujdesshme dhe e arsimuar që më ka mësuar se vlerat në jetë janë brenda së vërtetës, moralit dhe aftësisë për të qëndruar etik, edhe kur gjërat bëhen të vështira.

Nuk do të komentoj më tej për këtë, pasi besoj se kjo gjë është kuptuar nga të gjithë. Që nga fillimi i njerëzimit, e vërteta gjithmonë ka mbrojtur të drejtët. Falenderoj secilin prej jush nga thellësia e zemrës sime!”- shkruan Zaza.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu