Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Brescia, ku është gjetur brenda një makine të djegur një trup i pajetë i një shqiptari nga Kosova.
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, viktima mendohet të jetë vrarë në një vend tjetër dhe më pas është transportuar me makinë, të cilës i është vënë flaka për të humbur gjurmët.
Policia e ka identifikuar viktimën, ndërkohë që nuk bëhet me dije emri i tij. Vrasja mendohet të ketë ardhur për pasojë të prishjes së pazareve të drogës.
Makina e djegur i përkiste një shtetasi, i cili disa orë pas ngjarjes e kishte deklaruar atë të vjedhur.