Dukagjini: E pa tolerueshme!

0
Gjigandi

Pas Dritës së Gjilanit, edhe Dukagjini i Klinës ka reaguar sot në lidhje me fillimjn e stërvitjeve nga disa skuadra.

Pas Llapit, sot u raportua se edhe Prishtina e Gjilani janë duke stërvitur pa i respektuar rregullat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.

“E pa tolerueshme!

Të shqetësuar tej mase për mënyren jo te drejtë dhe jo të sinqertë së si disa klube me “traditë” në futbollin e Kosovës të bëjnë këso veprime të ulta në vënd që të jenë shëmbull për të tjerët. Përderisa të tjerët po mundohen ti respektojnë vendimet e organeve kompetente dhe rekomandimet nga Instituti i shëndetit Publik, dikush jo ndershëm mundohet të përfitoj nga kjo situatë.

Andaj Klubi i Futbollit Dukagjini kundërshton ashpër fillimin e mbajtjes se stervitjeve nga disa skuadra të Supërligës e të cilat janë në kundërshtim të plotë me rekomandimet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë (MSH), Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP) po ashtu edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) andaj mbi bazën e gjithë kësaj kërkojmë nga organet gjegjëse të FFK-së dhe organet tjera respektive që t’i ndaloj këto veprime të klubeve të cilat kanë thyer çdo rregull të institucioneve vendore dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, reagon Dukagjini.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu