Dua Lipa: Po përpiqem të bëj sa më shumë njerëz të shkojnë në Shqipëri dhe Kosovë, dua të ndrysho…

0
Dua Lipa: Po përpiqem të bëj sa më shumë njerëz të shkojnë në Shqipëri dhe Kosovë, dua të ndrysho…
Gjigandi

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka dhënë së fundmi një intervistë për të përditshmen Financial Times.

Ajo ka folur në tërësi për gjërat që pëlqen të bëjë dhe vendet në të cilat preferon të udhëtojë, ku sigurisht ashtu si në shumë prej intervistave të ajo, ajo nuk ka lënë pa përmendur origjinën e saj.

Tek pyetja se cili është vendi që mezi pret të shkojë përsëri, 26-vjeçarja u përgjigj duke thënë se është Shqipëria e Jugut, vend që dëshiron me patjetër që shkoi prapë – ngase i pëlqeu shumë gjatë pushimeve të vitit të kaluar atje.

Dua Lipa (Foto: Jesse Gouveia)

RonaTyra

“Një vend ku mezi pres të kthehem është Shqipëria e Jugut. Shkova për dy javë verën e kaluar dhe bukuria atje është e pakrahasueshme. Uji është i njëjtë me Greqinë, dhe ushqimi është i mahnitshëm”, tha Dua.

Më pas e njëjta dha lajmin se do të jetë prezentë edhe në Kosovë për festivalin “Sunny Hill”, që do të organizohet pas dy vitesh mungesë organizimi – për shkak të pandemisë së coronavirusit.

“Po përpiqem të bëj sa më shumë njerëz të shkojnë në Shqipëri dhe Kosovë: dua të ndryshoj këndvështrimin e tyre se si janë këto vende. Festivali ynë ‘Sunny Hill’ do të përsëritet në Kosovë, në gusht të këtij viti, dhe më pas do të kthehem me siguri në Shqipëri”, tha Lipa për Financial Times.

Dua përndryshe ishte në një pushim të gjatë dyjavor verën e vitit të kaluar në Shqipëri, ku përveç detit vizitoi edhe disa prej gjurmëve shqiptare si Kalanë e Krujës, qytetin antik të Butrintit, Apolloninë e të tjera.

/abc24.al/

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu