Droni i ngritur në Lezë ‘kap mat’ parcelën e hashashit, policia në kërkim të 27-vjeçarit

0
Gjigandi

Një 27-vjeçar është shpallir në kërkim në Lezhë, pasi policia ka kapur një parcelë hashashi ku dyshohet se është në pronësi të këtij të fundit.

Sakaq, në një sipërfaqe toke në terren të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i Policisë:

Kontrolle masive në të gjithë territorin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Falë përdorimit të dronit evidentohet në terren të pyllëzuar, një ambient në të cilin ishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Lezhë, operacioni policor i koduar “Space”.

RonaTyra

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, nga ajri dhe nga toka.Si rezultat i kontrolleve me dron, në fshatin Lalm i Ri, njësia administrative Kolsh, në një sipërfaqe toke në terren të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, në afërsi të këtij ambienti, në një tjetër sipërfaqe toke të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara edhe disa bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit F. P., 27 vjeç, banues në fshatin Lalm, i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij. Vijon puna puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu