Ish-missi dhe këngëtarja Drenusha Latifi ka kohë që është tërhequr nga skena muzikore.
Ajo dikur ishte shumë aktive në muzikë me publikimin e këngëve të njëpasnjëshme, disa prej të cilave ishin bërë hite.
Por me kalimin e kohës, Drenusha sikur u tret dhe iu përkushtua tërësisht jetës private, me largimin e saj në Suedi.
Megjithatë së fundmi, bukuroshja nga Prishtina iu rikthye mikrofonit kur vendosi të interpretojë në një mbrëmjes mes miqsh.
Foto: Drenusha Latifi/InstaStory
Ajo këto ditë ka vizituar Stambollin e Turqisë për pushime, ku ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, disa imazhe nga momentet e këndshme që ka shijuar atje.
Mes të tjerash, Latifi ka publikuar edhe një video në InstaStory ku shihet duke interpretuar
live
hitin e saj të dikurshëm “Oxygen” në një mbrëmje muzikore mes miqsh në Stamboll.
Këngëtarja e dikurshme mund të shihet në skenë në një paraqitje, e cila shënon rikthimin e saj të pas disa viteve në një performancë live.
Drenusha Latifi është e martuar me Atilla Kardesh, me të cilin ka dy fëmijë: Ynvan dhe Zakun.
Çifti jetojnë prej vitesh në Malmo të Suedisë.
/abc24.al/
Foto: Drenusha Latifi/Instagram
Foto: Drenusha Latifi/Instagram
Foto: Drenusha Latifi/Instagram