Drejtoresha e spitalit të Durrësit Nadire Kërtusha “vret” konkurrencën/ I dhuron Artur Kadaresë tenderin e 332 vetëm në sektorin e shëndetësisë

0
Gjigandi

Prokurimet publike vijojnë të jenë një nga problemet kryesore të shëndetësisë në vendin tonë. Një skandal të vërtetë mund ta konsiderojmë atë që ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku brenda një dite ka shpallur dy tendera pa garë.

Bëhet fjalë për dy tenderat për blerje materiale mirëmbajtje parandaluese dhe korrigjuese të respiratorëve dhe pajisjeve anestezie me vlerë të përbashkët 8,923,000 lekë. Konkretisht bëhet fjalë për tenderimin e fituar nga kompania “Biometric Albania SHPK”, me pronar Artur Kadareja, për mirëmbajtjen parandaluese dhe korrigjuese e Respiratorëve Carefusion Viasys.

Spitali Durrësit me drejtoreshë Nadire Kërtusha, i ka dhënë pa garë “Biometric” të Kadresë tenderin me vlerë 5 400 000 lekë, vetëm 20 mijë lekë më pak se vlera e fondit limit. Tenderi është njoftuar me datë 29 shtator të këtij viti, ndërsa “Biometric” është shpallur fituese në datë 17 tetor 2022.

RonaTyra


Artur Kadareja me kompaninë e tij, është shpallur fitues në 332 tendera publikë, të gjithë në sistemin e shëndetësisë.

E njëjta histori është me lotin e tretë të këtij tenderi, ku fituese është shpallur kompania e “Fedos – Uppsala”, të një tjetër biznesmeni “rekordesh” në fushën e prokurimeve publike në shëndetësi, atë të Fatmir Strugës.

Kompania në fjalë ka përfituar nga Spitali i Durrësit tenderin për mirëmbajtje parandaluese dhe korrigjuese e pajisjeve anestezie Siarre. Bëhet fjalë për tenderin me vlerë fillestare 3 354 000 milionë lekë, ndërsa kompania e Strugës e ka përfituar për 3 352 320 lekë, pra 16800 lekë më pas pak se fondi limit.

Duket se shëndetësia vijon të mbetet një nga sektorët më problematikë për abuzimet me tenderimet publike. Tenderat në sistemin e shëndetësisë janë kthyer në një “gangrenë” të financave publike, pasi shpesh herë fitues shpallen kompanitë me ofertën më të lartë apo konkurrojnë të vetme.

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu