Siguria në rrugë dukert se vijon të jetë një nga problemet kryesore të qytetarëve.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë publike shifrat shqetësuese të numrit të drejtursve të mjeteve që kanë kaluar në ritestim, pas heqjes së lejes së drejtimit për shkeljet e ndryshme të Kodit Rrugor.
DPSHTR në njoftimin e saj shkruan se nga 162 shoferë të ritestuar në 100 ditët e fundit, një shifër e vogël e tyre e kanë kaluar me sukses këtë test. Vëtëm 10 drejtues mjetesh kanë kanë rifituar Leje Drejtimin, në këto 100 ditë, pra vetëm 6% e tyre rezultuan kalues dhe 94% e tyre rezultuan ngelës.
Shifrat e publikuara nga DPSHTR-ja tregojnë se një pjesë e mirë e drejtursve të mjeteve të cilëve iu është hequr leja e drejtimit, kanë probleme të theksuara me anën teorike, e cila shpesh herë merr jetë të pafajshme në rrugët e vendit.
Njoftimi i plotë:
Nga 162 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të Leje Drejtimit, vetëm 10 veta kanë rifituar Leje Drejtimin, në këto 100 ditë!
Vetëm 2 kalues në Testin e rimarrjes së Leje Drejtimit, në seancën e 9-të të ritestimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë, nga 17 kandidatë për këtë seancë, ku u paraqitën në sallë vetëm 7 veta!
⛔️ S’KA SHPËTIM përveç RIEDUKIMIT për ata që ne i konsiderojmë kontingjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë!
Koka bën, koka pëson! 🤯
Konkluzioni: respektoni normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin e Normave të Sjelljes me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës, të dyja testet nën e-Monitorim❗️🔍🎥🕹
Këtë kohë, angari e kosto mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon❗️
Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja‼️