Të gjithë shqiptarët në këmbë për protestën, policia u “nxjerr” probleme

0
Gjigandi

Pasditen e sotme në orën 17.00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka thirrur një manifestim për mbrojtjen e Kushtetutës së Shqipërisë.

Ai e ka cilësuar mazhorancën si një grusht shteti dhe për këtë arsye ditën e sotme në bulevard do të mblidhen mijëra qytetarë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Faxweb, në bazë të raportimeve të kolegëve nga terreni, po bën një raportim për disa qytete nisjen e protestuesve drejt Tiranës.

Rreth 110 automjete nga PD dhe LSI janë nisur sot në Berat drejt Tiranës, për t’u bërë pjesë e protestës së thirrur nga presidenti në mbrojtje të kushtetutës.

Nisja e mjeteve private nuk është bërë në mënyrë të organizuar për shkak të frikës së bllokimit të mjeteve nga policia gjatë rrugës.

RonaTyra

Kryetari i Degës së PD-së Berat, Gazmend Azizi, në një dalje për mediat ka denoncuar edhe veprimet e policisë ditën e sotme:

Ne jemi organizuar me autovetura (makina private) pasi pusheti, si ai qëndror dhe pushteti vendor po përdorin forma dhe mënyra nga më të ndryshmet për të penguar lëvizjen e qytetarëve drejt Tiranës, në mbrojtje të kushtetutës.

Nga Vlora drejt Tiranës do të nisen rreth 1000 persona, të organizuar nga dy partitë politike opozitare. Nisja ka nisur që prej orëve të paradites, me makina private. Sipas tyre nuk ka organizim me autobusë. Organizim ka edhe nga Selenica, ku organizimi është bërë nga dega e PD-së. Rreth 300 persona janë nisur nga Selenica.

Ndërkohë nga Lezha dhe Mirdita janë nisur me qindra qytetarë me automjetet e tyre drejt Tiranës për të marr pjesë ne tubimin e protestës së thirrur nga Presidenti Republikës z. Ilir Meta në mbrojtje të kushtetutës.

Për shkak të afërsisë që kanë këto treva me Tiranën, tani sapo janë nisur dhe vijojnë të nisen qytetarë drejt kryeqytetit..

Në rrugët nacionale të qarkut të Gjirokastrës janë ngritur postoblloqe policie ndërsa po bëhet përgatitja për nisjen nga ana e qytetarëve që do të marrin pjesë në tubimin e thirrur nga Presidenti.

Mësohet se nisja e qytetarëve do të bëhet rreth orës 12:30 ndërsa do të përdoren mjetet personale për transport.  Rreth 1500 qytetarë pritet të mbërrijnë nga qyteti i Gjirokastrës drejt Tiranës.

Rreth 100 persona nga Librazhdi kanë vendosur ti përgjigjen thirrje së Presidentit për t’iu bashkuar protestës ditë së sotme.

Nuk ka asnjë organizim, udhëtim drejt Tiranës do të bëhet me makina personale ndërsa një pjesë do të niset me autobusë nga Elbasani.

Në Elbasan PD do të niset me mjete private 200 të tilla, ndërsa LSI e cila ne fakt është e pakët do të përdorin autobusë.

Postblloqe dhe kontrolle janë ngritur dhe në Kryebushat. Kontrollohen autobusët dhe automjetet që dyshohet se mund t’i bashkohen manifestimit të thirrur nga presidenti.

Nga Shkodra nuk ka nisje të organizuar por burime nga PD-së dhe LSI-së flasin për rreth 4000 qytetare që mund t’i bashkohen protestës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu