Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja të vendosura nga Republika Çeke për hyrjet drejt këtij vendi.
Për të hyrë në Republikën Çeke, udhëtarët nga të gjitha vendet, pavarësisht shkallës së rrezikut të infeksionit Covid-19, duhet të jenë pajisur me:
Formularin e Mbërritjes së Pasagjerit online : https://plf.uzis.cz/, përveç fëmijëve nën moshën 12 vjeç.
Certifikatë të vlefshme vaksinimi,
ose
Certifikatë që janë shëruar nga Covid-19,
ose
Një test negativ PCR (i 72 orëve të fundit) ose antigjen (kryer 24 orët e fundit).