Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar një foto në rrjete sociale ku duket kryeqyteti i ‘pushtuar’ nga uji dhe makinat të mbuluara.
Mirëpo, Berisha nuk i ka bërë mirë llogaritë e kësaj, pasi fotoja e postuar është bërë në vitin 2009, në përmbytjet e ndodhura në atë kohë.
Krahas fotos së postuar, kreu i PD, e ka shoqëruar me mbishkrimin:
“Tirana e përmbytur! Lal Betoni është fshehur”!
Mesa duket, këshilltarët e Berishës kanë dashur të keqinformojnë publikun ose “qytetari digjital e ka gënjyer Doktorin” duke publikuar një foto që është bërë pikërisht në vitin kur ky i fundit ishte kryeministër i Shqipërisë.

