“Do vras politikanët”, pritet ekspertimi psikik i 36-vjeçarit

0
Gjigandi

I riu, Antonio Leka, që në momentin e arrestimit nuk reagoi fare, ndonëse kishte të mbushur plot makinën me armë dhe municione, nuk i ka treguar grupit hetimor se ku i ka gjetur armët.

Ai i ka qëndruar besnik idesë së tij se duhej të vriste politikanët. për shkak se ata janë ‘farë e keqe’, por pa treguar konkretisht se me kë e kishte problemin dhe çfarë i kishte ndodhur.

Në deklarimet e tij para hetuesve, 36- vjeçari ka deklaruar se kishte si qëllim vrasjen e disa politikaneve në Lezhë, në emër të patriotizmit, por pa treguar se ku i kishte marrë armët dhe sendet e tjera të kundërligjshme.

Pas qetësimit të gjendjes së tij, hetuesit pritet ta marrin sërish në pyetje, ndërsa nuk përjashtohet mundësia të kërkojnë një ekspertim mjekësor për gjendjen mendore të 36-vjeçarit. Ai rezulton të jetë person me precedentë të mëparshëm penalë për tentativë vrasje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, ndërsa jetonte me nenën e tij në katin e fundit të një pallati poshtë tregut të qytetit të Lezhës.

Antonio Leka ka në pronësi disa dyqane e apartamente, të cilat i ka përfituar nga dhënia e truallit për ndërtimin e këtij pallati në Lezhë. Antonio, sipas të dhënave, jeton vetëm me nënën e tij dhe nuk është problematik në lagje. Antonio Leka po mbahet në dhomat e paraburgimit në Komisariatin e Policisë së Lezhës në pritje për t’u njohur me masën e sigurisë në Gjykatë. Kujtojmë se ka qenë vëllai i Antonios, Nik Leka, që ka njoftuar Policinë e Lezhës, për prezencën e tij të armatosur, i cili kishte parë të vëllain të veshur ushtarak dhe me një jelek antiplumb.

RonaTyra

Policia lokale e vlerësoi me shpejtësi këtë informacion, duke rrethuar Antonio Lekën dhe ndaluar në aksin rrugor Milot-Lezhë, pranë ishull Shëngjinit. Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu