Zelensky flet në ‘Golden Globes’: Nuk do të ketë Luftë Botërore, nuk është trilogji

0
Gjigandi

“Lufta e Parë Botërore vrau miliona, Lufta e Dytë Botërore vrau dhjetëra miliona, nuk do të ketë një Luftë të Tretë Botërore. Nuk është një trilogji.” 

Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky , duke folur në ‘Golden Globes’.

“Shpresoj që të gjithë ju të jeni me ne në ditën e fitores sonë”, tha presidenti ukrainas, duke u bërë thirrje spektatorëve dhe pjesëmarrësve të ceremonisë që të tregojnë “të vërtetën” në rrjetet sociale dhe në televizion.

Lufta në Ukrainë ka arritur ditën e 321-të. Sulme të reja dhe shumë të ashpra janë raportuar në Soledar, pranë qytetit lindor të Bakhmut. Grupi mercenar rus Wagner pretendon se ka fituar kontrollin mbi qytetin Soledar në Ukrainën lindore, por Kievi thotë se ushtarët e tij po rezistojnë.

Mediat ruse transmetuan një deklaratë nga kreu i grupit Wagner, Yevgeniy Prigozhin, i cili tha se ukrainasit janë të rrethuar në qendër të qytetit. Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Maliar tha më herët se “luftimet e ashpra po vazhdojnë”.

RonaTyra

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu