var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });
Një gjeneratë shumë të talentuar e ka pasur dikur klubi i basketbollit Liria nga Shkupi. Një prej tyre ka qenë Enver Miftari, sot trajner i KB Shkupi.
Ai me emocione të mëdha kujton një fotografi të vjetër të KB Liria.
“Dikur në vitin 1977 ishte themeluar klubi i basketbollit Liria nga Çairi me nxënës nga shkolla fillore “Liria”. Iniciator kishte qenë profesori i ndjerë, Mentaz Allajbegu. Ai bashkë me disa shokë e kishin fomuar edhe Shoqatën e Sportit “Liria” me pesë sporte: Basketboll, mundje, hendboll, boks dhe ciklizëm”, kujton trajneri dhe profesori edukatës fizike nga Çairi, Enver Miftari për gazetarin Reshat Ibrahimi.
“Ne si klub i basketbollit që ishim ekip me lojtarë më të rinj në të gjithë ish jugosllavinë ishim nxënës të klasës së shtatë dhe tetë dhe disa basketbollistë nga shkolla e mesme”, tregon Miftari.
“Në vitin e parë të garimit kemi korrur sukses, duke u kualifikuar në finale të kupës së R. së Maqedonisë. Në finale luajtëm kundër gjigantit Rabotnicki, i cili garonte në Ligën e Parë të Jugosllavisë së dikurshme. Patëm humbur me rezultat 134:49, por sic theksova më lartë ne ishim ekipi me moshën më të re në historinë e basketbollit.
Të gjithë ishim fëmijë të shkollës fillore, por e kishim një strateg të mirë prof. Mentaz Allajbegun e ndjerë”, kujton me nostalgji Miftari.
Ai nuk i ka harruar as emrat e shokëve të tij në këtë fotografi të vjetër: Në këmbë nga e majta: Shefqet Zejnullahu, Riza Zeqiri (i ndjerë), Fikri Sulejmani, Enver Miftari dhe Mentaz Allajbegu.
Ulur nga e majta:Fatmir Kodra, Sefo Ajrulla dhe Xhelal Qallaki.
Në këtë fotografi të rrallë mungojnë: Urim Mejzini, Ismet Hajrullai, Naser Krivanjeva, Fatmir Ramadani, Besim Latifi, Qemaludin Emini, Fatmir Musliu, Shabedin Laqi dhe Maliq Jegeni.