Dita Ndërkombëtare e të Drejtës se Informimit/ Kontrata “omerta” politike-biznes që përlau edhe median

0
Gjigandi

Pas më shumë se një çerek shekulli që nga rënia e komunizmit, Shqipëria vijon të mbetet më një media të brishtë që tenton të shkëputet nga propaganda por dhe në ato raste ku largohet nga kjo trajektore “takohet” me biznesin dhe interesat klienteliste.

Dhe si na gjen  sot në 28 shtator Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim?

I vetmi që e përmendi dhe i dha zë është Ilir Meta Ish-presidenti i vendit dhe kryetar i Partisë së Lirisë. Dhe çuditërisht asnjë media nuk i dha zë dhe hapësire televizive të mjaftueshme këtij reagimi ashtu siç ndodhi edhe në denoncimin që Meta bëri në skemën mashtruese të Arben Meskutit, ku mediat përkundrazi e censuruan vetë presidentin pasi Pronari i FINAL i sponsorizonte.

Por në rastin konkret flitej për të drejtën për tu informuar Meta ka theksuar rëndësinë jetike për demokracinë, të së drejtës së qytetarëve për t’u informuar dhe detyrimit të Qeverisë dhe çdo institucioni për të qenë transparent dhe llogaridhënës.

“Për fat të keq, në Shqipëri vendimmarrjet e rëndësishme të Qeverisë, që lidhen me interesin publik merren në fshehtësi dhe errësirë të plotë në funksion të interesave korruptive të saj, ashtu siç ajo bëri me inceneratorët, koncesionet dhe tenderat sekretë.” Shkruan Meta më tej në postimin e tij në rrjete sociale Facebook.

Kjo reflektohet në institucione, që në mënyrë hermetike  fshehin vonojnë apo mohojnë informacionet. Konkretisht Inspektorati i punës e vonoi kthimin e përgjigjes së e-mailit deri në 40 ditë nga dërgimi nga redaksia e Illyridium media Group përmes Priza.al Abc24.al dhe gazetari.al duke pritur që ngjarja e rëndë që ndodhi në ambientet e Megatek ku dy fëmijë ngelën të plagosur të sfumohej dhe opinioni publik të harronte ngjarjen.  Po e njëjta gjë edhe me kompaninë e udhëtimeve Pati Travel, media i dha Policisë së Shtetit  informacionin të dhënat dhe faktet por edhe ky institucion heshti dhe nuk ndërmori asnjë hap.

Vendi i politikës vendi i medias dhe vendi i institucioneve kanë ndërruar drejtimet duke devijuar nga qëllimi që u krijuan duke mos i shërbyer më të shenjtit publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu