Disa të rinj shkodranë kanë dalë të protestojnë për të gjashtën ditë radhazi kundër rritjes së çmimeve.
“Lufta nuk menaxhohet përmes propagandës. Kam një kërkesë për kryeministrin: mos u tall me protestuesit, me njerëzit në nevojë. Koncerti që po mbahet në Tiranë duhej të ishte anuluar meqë jemi në kohë krize”,
u shpreh njëri prej të rinjve.
Nuk mungoi ironia në pankartat që të rinjtë mbanin në duart.
“Edi Rama: Kush shkon në protestën e Mulmës, nderi i kombit. Kush shkon në protest, turp i kombi”
“Premtuat dyfishim pagash, dyfishuat taksat”
“Ministrat me Range Rover, qytetarët në këmbë”
, ishin këto disa nga mbishkrimet në pankartat e protestuesve.