Diellza Mahalla, kampione e Kosovës për juniore

0
Diellza Mahalla, kampione e Kosovës për juniore
Gjigandi

Karateisja e talentuar, Diellza Mahalla, është kampione e Kosovës në kategorinë + 59 kg për juniore.

Diellza vazhdon traditën e familjes Mahalla, kur dihet se Fehmi Mahalla ka qenë kampion i Evropës në vitin 2004, po ashtu prof. Fahri Mahalla, kontribues i madh në karate e sport dhe në çështjen kombëtare, trajneri Ganiu, pastaj vëllezërit e tij Rexha, Syla, Hakiu, Nebiu, Halili.

“Diellza Mahalla u bë sot kampione shtetërore në kumite (lufta), tradita po vazhdon me Klubin e Karatesë Kastrioti”,

shkruan Halil Mahalla, president i klubit.

Diellza është e lumtur për titullin e radhës, duke u zotuar edhe për suksese më të mëdha.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu