Dhunimi i të moshuarës në Pejë, merret vendimi për qendrën “Orenda”

0
Gjigandi

Pas videos me pamje të rënda që qarkulluan në rrjetet sociale, ku disa punonjëse dhunonin një të moshuar në qendrën sociale “Orenda” në Pejë të Kosovës, së fundmi  është marrë vendimi për heqjen e licencës së këtij subjekti.

Sipas vendimit subjektit i është caktuar koha për të njoftuar familjarët për vendimin e marrë, ndërsa deri më datë 7 nëntor duhet të dorëzojë licencën dhe të mbyllë aktivitetin e ofrimit të shërbimeve sociale.

Vendimi

Revokohet licenca e subjekit “Orenda”

Pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin “Orenda” në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëherëshëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit.

RonaTyra

Me përmbylljen e raportit të inspektimit, i njëjti i është dorëzuar sot Komisionit Licencues, i cili ka mbajtur një takim urgjent ku është marrë vendim që subjektit “Orenda” t’i revokohet licenca për ofrimin e shërbimeve sociale.

Sipas vendimit të Komisionit, subjekti në fjalë është i obliguar që brenda një afati 24 orësh t’i njoftojë familjarët e rezidentëve lidhur me vendimin, kurse deri më datë 7 nëntor (e hënë) obligohet të dorëzojë licencën dhe të mbyll aktivitetin e ofrimit të shërbimeve sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu