U kap me 10 qese kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

0
Gjigandi

Një shqiptar është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme, pasi ishte shpërndarës kokaine.

Policia e Riminit raportoi se kishte marrë një denoncim në lidhje me një person i cili lëvizte me biçikletë gjatë gjithë natës dhe që kishte pasur takime të shkurtra me disa persona që dyshohet se kanë qenë duke blerë drogë nga shqiptari.

Pas lokalizimit të tij oficerët italianë vijuan kontrollin fizik gjatë të cilit gjetën një celular dhe një karikues, brenda të cilit më vonë u zbulua që kishte fshehur 10 qese me kokainë.

Sakaq, shtetasi shqiptar është arrestuar dhe pritet të përballet me drejtësinë italiane për tu njohur me dënimin për veprën penale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu