Një 49-vjeçar në Gjirokastër është arrestuar për dhunim të bashkëjetueses së tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin P. Ll., 49 vjeç, banues në fshatin Tërbuq, pasi ka bërë kallëzim bashkëjetuesja e tij, shtetasja M. B., se ky shtetas e dhunuar në mënyrë të përsëritur.
Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit P. Ll. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Edhe në Fier, policia vendore njoftoi se ka arrestuar në flagrancë shtetasit:
-S. K., 52 vjeç, banues në Zhupan, Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
-V. Z., 56 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.