Devoll/ E moshuara gjendet e pajetë në banesën e saj

0
Gjigandi

Një 85-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Devoll.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20, në fshatin Bitinckë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se e moshuara me inicialet N. B., jetonte e vetme në banesë.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se 85-vjeçarja ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu