Detaje/ Vrasja e 31-vjeçarit në Prizren, gjendet kasaforta e ‘Kobrës’

0
Gjigandi

Policia e Kosovës ka kryer kontrolle në shtëpinë e Dibran Hoxhës, të njohur si “Kobra”, në të cilën kanë zbuluar një kasafortë.

Mediat e kosovare, bëjnë të ditur se kasaforta ende nuk është hapur, pasi pritet që të zhvillohen disa proçedura, përfshirë marrjen e disa urdhëresave dhe ftesën e Njësisë kundër Eksplozivëve.

Gjatë kontrolleve po ashtu është gjetur një granatë dore dhe disa fishekë, ndërsa kasaforta, ishte e kamufluar në disa hapësira në shtëpinë e Hoxhës.

Kujtojmë se Dibran Hoxha është i dyshuari kryesor për vrasjen që ka ndodhur në orët e mëngjesit të 3 janarit në lokalin e tij “Kobra City” në Prizren. Një 31-vjeçar nga Kukësi ka vdekur si pasojë e plagëve me armë zjarri dhe një tjetër është plagosur nga arma me të cilën dyshohet se ka qëlluar Dibran Hoxha. Përveç Hoxhës, për këtë rast janë arrestuar edhe pesë persona të tjerë. Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj për 6 të arrestuarit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu