Detaje nga vrasja/ Skerdi Sanaj kishte ardhur nga Italia për dasmën e shokut, autorët e ndoqën…

0
Gjigandi

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e Skerdi Sanajt te Kodra e Diellit.
Burime për median bëjnë me dije se viktima kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer nga Italia për të marrë pjesë në dasmën e shokut të ngushtë.

Mësohet se i riu nuk ishte person me precedent penal si në Shqipëri ashtu dhe në Itali, ku dhe jetonte. Raportohet se autorët kanë përdorur një automjet me targa të vjedhura dhe se pas ekzekutimit e kanë shkrumbuar totalisht. Si dhe autorët kanë qenë në këmbë, kanë kaluar në një kodër jashtë rrethimit, ku i priste një makinë. Sanaj ka parkuar makinën në garazh dhe ka dalë në trotuar, ku autorët e kanë ndjekur më këmbë dhe dyshohet me maska dhe e kanë qëlluar me armë disa herë, tre plumba e kanë kapur në kokë.

Sakaq dyshohet se ngjarja e rëndë mund të ketë lidhje me një hakmarrje, pasi vëllai i tij kishte plagosur një person në vitin 2012-të.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu