Detaje/ Djali e masakroi me thikë disa herë në qafë e bark, 50-vjeçarja në Fier në gjendje të rëndë

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, pasi një 50-vjeçare është plagosur me thikë nga djali i saj.

Burime për median bëjnë me dije se shtetasi Klaudio Çobaj e ka qëlluar disa herë me thikë nënën e tij në trup. Mësohet se shtetësia, Donika Çobaj ka marrë plagë në të gjithë trupin, pasi i biri e ka qëlluar me thikë në qafë, bark, kofshë.

50-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital, pasi gjendja shëndetësore e saj është e rëndë.

Ndërkohë, autori i kësaj vepre të rëndë është shpallur në kërkim nga policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu