Deputeti shqiptar: Ballkani i hapur përkthehet Ballkani i Rusisë

0
Deputeti shqiptar: Ballkani i hapur përkthehet Ballkani i Rusisë
Gjigandi

Deputeti i PD, Tritan Shehu deklaron se “Ballkani i hapur” përkthehet “Ballkani i Rusisë”. Ai i kërkon kryeministrit Edi Rama të distancohet nga ai projekt i “Jugosllavisë se Re”, teksa risjell në vëmendje qëndrimin e Serbisë ndaj luftës në Ukrainë.

Po kështu Shehu i kiërkon deputetëve të opozitës të sqarojnë pozicionin e tyre.

Postimi i plotë:

“Ballkani i hapur” përkthehet “Ballkani i Rusisë”.

Serbia, iniciatoria dhe lider e nismës “Ballkani i hapur”, por dhe firmëtarja e Unionit EuroAsian të Moskës, deklaron atë që pritej, mos aderimin në frontin anti agresion, duke hedhur poshtë kërkesën për t’u solidarizuar me sanksionet kundër Rusisë.

RonaTyra

Nuk mund të ndodhte ndryshe me një vend të armatosur rëndë e me “fytyrë” nga Rusia.

Në këto kushte të rënda edhe për Rajonin tonë, megjithëse me vonesë, i kërkoj:

1- Kryeministrit të distancohet nga ai projekt i “Jugosllavisë se Re”, projekt në të vërtetë edhe përçarës për Rajonin e shqiptarët, ndesh me interesat tona strategjike.

2- Deputetëve të asaj opozite të Kuvendit, që deri tashti vetëm heshtin dhe nuk ka guximin të marrin asnjë lloj qëndrim ndaj kësaj nisme, të sqarojnë pozicionin e tyre, së paku tashmë.

Bllokimi nga maxhoranca i Parlamentit dhe Komisionit të Jashtëm të tij ndaj përpjekjeve për të dalë me një rezolute anti agresion, që pa dyshim nuk mund të anashkalojë edhe rreziqet ndaj Rajonit tonë, apo heshtja e disave në atë salle, veçse njollos me turp Kuvendin

“.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu