Viti i ardhshëm pritet të ketë edhe ndryshime në konfiguracionin politik të qarkut të Shkodrës.
Deputeti i Partisë së Lirisë Agron Çela pritet t’i bashkohet Partisë Socialiste. Burimet bëjnë me dije se Çela ka rënë dakord parimisht me mazhorancën dhe kjo lëvizje pritet të bëhet zyrtare në ditët e para të janarit.
Do të jetë vetë kryesocialisti Edi Rama që pritet të bekojë këtë lëvizje politike që trazon ujërat në Shkodër por edhe i jep PS një forcë më shumë. Burime pranë deputetit Çela, theksojnë se tashmë gjithçka është mbyllur dhe pritet vetëm zyrtarizmi për të kaluar në Grupin Parlamentar te PS.
Agron Çela u zgjodh si deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021, në të cilat garoi nën siglën e LSI. Çela siguroi 2656 vota preferenciale, ndërkohë është edhe një person me influencë dhe elektorat në Shkodër. Kjo lëvizje shihet edhe si një kartë më shumë për PS-në për të fituar zgjedhjet e 14 Majit.
o.j/dita