Pakoja e Madhe, Rama: Nga 20 mijë lekë për zjarrfikësit

0
Gjigandi

Në Pakon e Madhe të qeverisë, zjarrfikësit do të përfitojnë 20 mijë Lekë. Kryeministri Edi Rama thotë se kjo ndihmë bashkë me rritjen e pagave 15% do të bëjnë zero impaktin e inflacionit të luftës. Po ashtu ai thotë se paga për zjarrfikësit do të vijojë të rritet më tej.

“Rritja e pagave me 15% këtë vit për zjarrfikësit, bashkë me 20000Lekët (e reja) nga Pakoja e Madhe e këtij dimri të vështirë për mbarë Europën, do ta bëjnë praktikisht zero impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin e familjeve të tyre, ndërkohë që paga për zjarrfikësit do të vijojë të rritet më tej, si mbështetje e domosdoshme për një shërbim gjithnjë e më të kërkuar në kushtet kur zjarret po bëhen një problem i madh për gjithë botën”, shkruan Rama.

Parashikohet që nga kjo ndihmë të përfitojnë 1181 zjarrfikës.

o.j/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu