Parlamenti zhvilloi një tender urgjent prej disa mijëra euro, për blerje maskash dhe dezinfektues, por deputetët nuk begenisën të vendosin maska në seancë plenare.
Kjo është thyerje flagrante nga të zgjedhurit e vendimit të ministrisë së shëndetësisë një ditë më parë, për mbajtjen e detyrueshme të maskave në çdo ambient të mbyllur.
Disa deputetë u fiksuan nga regjia televizive e parlamentit pa maska duke përcjell mesazhin më negativ të mundshëm në një kohë kur lufta me Covid19 sa vjen e ashpërsohet dita ditës madje me koston e jetëve të humbura.
Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi u kujtoi deputetë se rrezikojnë gjobë për kapriçot e mosmbajtjes së maskës.
Sakaq edhe në lulishtet jashtë parlamentit kthyer në një kafe të madhe, këto filmime të operatorit të Top Channel-it, Saimir Gera tregojnë qartësisht mosrespektimin e distancimit fizik prej deputetëve, një masë parandaluese antiCovid. Deputetët i kanë harruar shpejt vuajtjet dhe apelet e shumta të kolegut të tyre, Adriatik Alimadhi, i cili vetëm dy muaj me parë u prek dhe fatmirësisht e fitoi betejën jo të lehtë me Covid-19.
Burimi: top-channel.tv