Deklaratat e Lavrov, ambasadorja e SHBA publikon korrigjimin e Ramës: “Ne kemi zgjedhur NATO-n dhe BE-në, nuk jemi detyruar”

0
Gjigandi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim ka publikuar në “Twitter” qëndrimin e kryeministrit Edi Rama gjatë takimit dhe konferencës me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov. Kim publikon deklaratën e Lavrov dhe korrigjimin e Ramës që thotë se Shqipëria nuk është në të njëjtën linjë me aleatët e mëdhenj, NATO dhe BE sepse është e detyruar por se ka zgjedhur.

POSTIMI
Këtu është ndryshimi

LAVROV: “Ne nuk mund të zhvillojmë marrëdhënie [bilaterale] aq intensivisht sa mundemi … por Kryeministri përmendi detyrimet që ka Shqipëria ndaj NATO-s dhe SHBA-ve në veçanti si aleati i saj …”

“Ne i dimë synimet e Shqipërisë për të filluar procesin e anëtarësimit në BE… Unë besoj se Shqipëria mund të jetë një nga ata shembuj, kur detyrimet e tyre pengojnë marrëdhënie të zhvilluara miqësore, bashkëpunim të dobishëm, të ndërsjellët në tregti, investime, dhe marrëdhënie ekonomike”

RAMA: “Unë do të shënoj në CV-në time që kam korrigjuar dikur Ministrin Lavrov. Nuk është detyrim, është zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj, me NATO-n ose BE-në sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por sepse kemi zgjedhur…”

RonaTyra

RAMA: “… Askush nuk na detyron neve. Ne kemi zgjedhur dhe jemi krenarë që i përkasim asaj familjeje të madhe.”

Yuri-Kim-twitter

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu