Dedja rikthehet te Vllaznia

0
Gjigandi

Hysen Dedja është trajneri i ri i Vllaznisë. Shkodrani ka arritur akordin me drejtuesit për zëvendësuar teknikun Mirsad Jonuz dhe në orë 12:30, do të dalë para mediave për t’u prezantuar zyrtarisht. Lajmi konfirmohet për “Panorama Sport” nga burime të sigurta në bashki. Gjithashtu mësohet se më herët janë kontaktuar edhe teknikë të tjerë, të cilët kanë refuzuar të marrin drejtimin e Vllaznisë. Një ndër ta është edhe Mirle Josa.

Për sa i përket 59-vjeçarit, Dedja, ai e ka drejtuar skuadrën kuqeblu gjatë sezoneve 1996-1998, 2002-2003, 2005-2006, teksa pritet të rikthehet në stolin e shkodranëve pas plot 14 vitesh

Ai  ka drejtuar shumë klube në Kategorinë Superiore. Ekipi i fundit i tij, ishte Lushnja në sezonin 2017-2018, ku edhe skuadra myzeqare ra nga kategoria. Kujtojmë që para se të merrte drejtimin e Lushnjës, shkodrani ishte shkëputur për plot 8 vite nga bota e trajningut.

Gjatë karrierës së tij si trajner Dedja arriti të fitonte titullin kampion me Vllazninë, bëhet fjalë për sezonin 1997-1998. Gjithashtu vlen të theksohet se në sezonin 1999-2000 shkodrani drejtoi Bylisin në Kupën UEFA, ku u eliminua nga sllovakët e Interit të Bratislavës si dhe Teutën në Kupën Intertoto viti 2002 dhe Kupën UEFA në  sezonin 2007-2008.

Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi nëpërmjet faqes zyrtare!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu