Debate në Komision: Veliaj nxjerr vendimin e Këshillit Bashkiak: Më keni vënë atribute që nuk i kam

0
Debate në Komision: Veliaj nxjerr vendimin e Këshillit Bashkiak: Më keni vënë atribute që nuk i kam
Gjigandi

Kryebashkiaku Erion Veliaj është përplasur me kryetaren e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku në lidhje me vendimin për procedurat për inceneratorin e Tiranës.

Veliaj ka nxjerr vendimin e Këshillit Bashkiak te Tiranës duke thënë se ka qenë Qarku i Tiranës që ka përcaktuar Bashkinë e Tiranës për t’u shprehur dhe se ai ka kthyer përgjigje vetëm për Bashkinë e Tiranës.

Veliaj deklaroi se ai është shprehur vetëm në parim për procedurën dhe më pas ka qenë Këshilli Bashkiak i Tiranës për ta marrë vendimin.

Veliaj i kërkoi Tabakut që të mos dëgjojë Monika Kryemadhin dhe të mos gënjejë, pasi është edhe e dënuar për shpifje nga gjykata.

Tabaku: Në 27.3.2017, kërkesës së Bllakos për ineceneratorin e Tiranës jeni shprehur po. Cila pikë e ligjit për qeverisjen vendore ua autorizon ta bëni këtë si kryetar i bashkisë tiranë.

RonaTyra

Veliaj: Me autorizon, ligji i qeverisë Berisha qe parashikon se kryetarët e qeverive të njësive vendore, janë përgjegjës për realizimin e detyrave në territorin e Bashkive. Pra me autorizon ligji për mirëmbajtjen e qytetit të Tiranës.
Tabaku: Ka një vendim të këshillit bashkiak
Veliaj: Në përgjigje të shkresës suaj për procedurat koncensionare ju bëj me dije se bashkia Tiranë nuk flas për qarkun. Më keni vënë atribute që nuk i kam.
Tabaku: Lexo vendimin
Veliaj: Je e dënuar sistematikisht për shpifje.
Veliaj: Unë them vetëm jam në parim me studimin. Ky Mavria (Isa Sakja) shkon në detaje dhe thotë që marr përsipër detyrimet që janë për bashkiën Kavajë. Në dallim nga kryetarët e bashkisë së Vorës dhe Kavajës, 106 këshilli bashkiak i thotë ngarkohet kryetari i bashkisë së Tiranës për angazhimi. Kryetar Aldrin dalilipi që është dhe kryetar i qarkut. Ndërkohë bashkitë që drejton PD i përgjigjen vetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu