Dardhishta e Obiliqit më e ndotura, banorët vuajnë nga sëmundje të rënda

0
Dardhishta e Obiliqit më e ndotura, banorët vuajnë nga sëmundje të rënda
Gjigandi

Pavarësisht përpjekjeve të institucioneve për ta përmirësuar gjendjen e mjedisit, Obiliqi është një prej komunave më të ndotura në nivel vendi e po ashtu edhe me raste të sëmundjeve të rënda siç është kanceri, ku gjatë një viti paraqiten deri 35 raste me këtë sëmundje.

Shkaktimin e sëmundjeve të ndryshme nga ndotja e konfirmon edhe drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Haki Jashari, drejtor i QKMF-së, Obiliq, tha se është e vërtetë që komuna e Obiliqit, sa i përket përqindjes së shprehur të sëmundjes së kanceri, është diku 25-30 % më e madhe se në komunat tjera, ngjashëm është edhe për sëmundjet respiratore, ne të dhënat që I kemi diku para 2-3 vjetësh, janë diku 35 raste brenda viti.

Kurse Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, tha se ky qytet është zonë e degraduar nga vitet e 50-ta dhe në vazhdimësi janë bërë dëme të konsiderueshme. Mund të them se 80 për qind të territorit të komunës që jemi përreth minierave, termocentraleve. Ka indikacione sipas matjeve të OBSh-së, ku thuhet se në komunën e Obiliqit për numër të banorëve janë më të prekur me kancer dhe me sëmundje respiratore”,

tha ai për RTK.

RonaTyra

Por, Gashi shprehet se pas miratimit të Ligjit për Obiliqin më 2016, kësaj komune i takon rreth 20% e tantiemës ose rentës nga eksploatimi i thëngjillit nga KEK-u, e cila paguan afro 5 milionë euro në vit. Këto mjete më pas shpërndan nëpër sektorë të ndryshëm me qëllim që të kontribuohet në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Kjo ka ndikuar pozitivisht edhe në laboratorin për analiza, pastaj në kompletimin infrastrukturës tjetër përcjellëse shëndetësore. Nga fillimi i pandemisë me një vendim të nxjerrë nga KK për të gjithë prekurit me kancer të ndahen nga 100 euro kurse për familjarët që humbin të dashurit e tyre të ndahen nga 300 euro”,

tha ai.

Përderisa banorët e Dardhishtës kërkojnë që të punohet më shumë në përmirësimin e gjendjes së ambientit, kryetari Gashi ka thënë se nga ky fond për Obiliqin do të ketë më shumë investime që do të ndikojnë në cilësinë e jetës së banorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu