Dani Alves pritet të arrestohet ditën e nesërmen në Spanjë pas akuzave për abuzim seksual. Futbollisti me numrin më të madh të trofeve në histori të futbollit, po përballet me akuza të mundshme për sulm seksual, teksa policia katalanase pritet ta marrë në paraburgim.
Hetimi lidhet me një incident të ndodhur më 30 dhjetor në një klub të qytetit Barcelonës. Ish-mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Sevillas dhe Brazilit aktualisht luan për skuadrën meksikane Pumas, por u kthye në Katalonjë gjatë periudhës festive për funeralin e vjehrrës së tij.
Alves i ka mohuar me forcë akuzat, duke u shprehur: “Po, isha në atë vend, me shumë njerëz, duke u kënaqur. Dhe njerëzit që më njohin e dinë që më pëlqen të kërcej. Unë po kërceja dhe po kënaqesha pa pushtuar hapësirën e të tjerëve. Nuk e di kush është ajo zonjë. Mbërrini në një banjë dhe nuk keni pse të pyesni se kush është atje. Unë kurrë nuk kam pushtuar hapësirën e askujt. Si do ta bëj atë gjë me një grua apo një vajzë? Jo, për hir të Zotit.”
40-vjeçari është në një marrëdhënie me modelen Joana Sanz që nga viti 2017 dhe është një figurë e njohur në Camp Nou.