Me 277 vota pro, Damian Gjiknuri është votëbesuar për të vijuar detyrën e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste.
Ditën e sotme 284 anëtare Asambleje nga 342 në total kanë votuar për të votëbesuar Sekretarin e Përgjithshëm.
Si dhe Sekretariatin e PS.
Më 2 shtator 2021, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama informoi se Sekretar i Përgjithshëm i PS-së do të ishte Damian Gjiknuri.