Dafina Zeqiri është padyshim një prej artisteve më të dashura dhe më të suksesshme të estradës shqiptare.
Këngëtarja e njohur krahas angazhimeve profesionale iu qëndron afër fansave të saj edhe me postime të ndryshme në rrjetet sociale.
Vetëm më Instagram krijuesja e hitit “Llafe llafe” numëron mbi 1.7 milion ndjekës, ku së fundmi postoi edhe disa imazhe të reja mahnitëse.
Foto: Dafina Zeqiri/Instagram
E veshur me një xhaketë të gjatë nga lëkura, Dafina u shfaq me një stil të veçantë të flokëve me balluke dhe makijazh të theksuar.
Foto: Dafina Zeqiri/Instagram
“Ti”, ishte mbishkrimi që Dafina vendosi sipër fotografive që brenda pak minutash mori mijëra pëlqime dhe qindra komente.
Foto: Dafina Zeqiri/Instagram
Ndërkaq, aktualisht këngëtarja po shijon suksesin e këngës “Dashni” që e solli në bashkëpunim me Muma.
Projekti i dyshes po pritet mirë nga ana e fansave, ndërsa brenda pak ditësh ka grumbulluar mbi 5 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.
Foto: Dafina Zeqiri/Instagram
Dafina përndryshe mbetet e angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore.
/abc24.al/