Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, vazhdon të jetë një personazh shumë i komentuar në rrjete sociale.
Ajo është një përdoruese e rregullt e Instagramit, por ndan gjëra të ndryshme edhe në Twitter.
Në këtë të fundit, ka bërë një postim duke thënë se kohëve të fundit ka shtuar peshë për shkak të pilulave të shtatzënisë.
Ive gained weight from birth control pills. there.. I said it
– DAFINË MOJ (@Dafina_Zeqiri) April 5, 2022
“Kam shtuar peshë nga pilulat kundër shtatzënisë. ja. unë e thashë”, ka thënë 32-vjeçarja.
Artistja ndërkohë prej vitesh po shijon një lidhje dashurie me DJ Geek, i cili po ashtu është pjesë e grupit Moneyz.
Çifti kanë qenë shpesh të diskutuar për krisje në marrëdhënien e tyre, por që kohëve të fundit duket se po ecën mirë.
Ata janë çdo moment bashkë, e gjithashtu kanë sjell edhe disa projekte të suksesshme. /abc24.al/