Një fragment nga romani i trilluar i autorit Dean Koontz i 1981, i titulluar “Sytë e errësirës” është bërë viral për parashikimin e shpërthimit në botën reale të koronavirusit.
Disa pjesë të romanit janë shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, duke treguar ngjashmëri të frikshme midis virusit COVID-19 dhe shpërthimit imagjinar të librit të quajtur “Wuhan-400”.
Romani imagjinar tregon historinë e një laboratori ushtarak kinez që krijon një virus të ri për të përdorur potencialisht si një armë biologjike gjatë kohës së luftës. E çuditshmja është se laboratori ndodhet në Wuhan.
Virusi “Wuhan-400” nga romani është një armë biologjike e krijuar nga njeriu, çka bën pak ndryshim me koronavirusin vdekjeprurës të momentit.
Në roman, virusi quhet “arma e përsosur” sepse prek vetëm njerëzit. Ai gjithashtu nuk mund të mbijetojë jashtë trupit të njeriut. Në 1981 në libër ajo u quajt edhe “Gorki-400”.
Koincidenca midis virusit të librit dhe shpërthimit të koronavirusit aktual është e çuditshme.
Burimi: ctvnews