Në 24 orët e fundit janë regjistruar 45 persona të infektuar me Covid në Shqipëri, ndërkohë që nuk ka patur asnjë humbje jete.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri i të shëruarve në 24 orët e fundit ka qenë 24.
“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 820 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 45 qytetarë, në këto bashki:
23 në Tiranë, 5 në Fier, 3 në Vlorë, 2 në Kamëz, Lushnje, Konispol, 1 në Kukës, Vorë, Mallakastër, Gjirokastër, Dropull, Kolonjë, Skrapar, Elbasan.
Janë 207 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,781 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (12 Maj 2022)
Raste të reja ditore 45
Të shëruar në 24 orë 24
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 820
Testime totale 1,815,813
Raste pozitive 275,485
Raste të shëruara 271,781
Raste Aktive 207
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 117
Fier 25
Vlorë 19
Shkodër 10
Lezhë 8
Elbasan 8
Gjirokastër 6
Durrës 6
Korçë 4
Berat 3
Kukës 3″