Covid-19/ Varianti Kraken “zbarkon” në Greqi, zbulohen 6 raste infektimesh

0
Gjigandi

 

Nënvarianti Omicron, XBB 1.5, i njohur edhe si “Kraken”, ka mbërritur tashmë në Greqi. Mediat greke raportojnë se janë zbuluar gjashtë raste të infektimit në zonën e Atikës.

Nënvarianti filloi të përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që javën e kaluar ky variant përbënte 27.6% të rasteve të infektimeve, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Ky lloj është veçanërisht i përhapur në rajonet verilindore të SHBA, ku përbën më shumë se 70% të rasteve të infeksionit. Kujtojmë se në dhjetor, shtami i ri XBB.1.5 ishte përgjegjës për vetëm 1% të rasteve të COVID-19 në SHBA.

Simptomat e infeksionit

Rritja e transmetueshmërisë nuk do të thotë se simptomat e shkaktuara nga ky lloj i veçantë janë më serioze në krahasim me variantet e mëparshme.

RonaTyra

Aktualisht, simptomat e infeksionit duket se janë të ngjashme me nënvariantet e mëparshme të llojit Omicron, megjithëse humbja e shijes apo edhe erës është më pak e zakonshme sesa në nënvariantet më të vjetra.

Mundësia që nënvarianti i ri të shkaktojë një valë të rëndë infeksionesh varet nga shumë faktorë, si niveli i imunitetit të tufës dhe masat për të parandaluar transmetimin e virusit, p.sh. përdorimi i maskës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lëshuar një vlerësim të shkurtër të rrezikut për nënvariantin e ri Omicron, në të cilin vlerëson se është më ngjitës dhe përhapet më shpejt se ato të mëparshmet, por nuk është më e rrezikshme.

Ai thotë se ndërsa HBV.1.5 ka rezistencë më të madhe ndaj antitrupave, nuk ka mutacione të njohura që shkaktojnë simptoma më të rënda sesa variantet nënvariantet e tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu