Covid-19/ Denoncimi i PD: Spitali i Vlorës po kthehet në vatër infeksioni

0
Gjigandi

Dega e PD në Vlorë thotë se Spitali i Vlorës po kthehet në vatër infeksioni të covid-19.

“Nga ndjekja në terren e strukturave të Partisë Demokratike Vlorë, konstatohet se – Dy qytetarë të shtruar në repartin e Patologjisë për probleme të ndryshme shëndetësore, se janë infektuar me COVID 19. Ata janë dërguar në repartin infektivit të QSUT”, thuhet në deklaratë.
Deklarata e PD, Vlorë
Kaosi dhe paaftësia kanë përfshirë institucionin shëndetësor më të madh të qytetit!
Shkon për t’u shëruar nga sëmundje të ndryshme dhe rrezikon të infektohesh nga virusi!
Nga ndjekja në terren e strukturave të Partisë Demokratike Vlorë, konstatohet se;
– Dy qytetarë të shtruar në repartin e Patologjisë për probleme të ndryshme shëndetësore, se janë infektuar me COVID 19. Ata janë dërguar në repartin infektivit të QSUT.
– Akoma dhe më alarmante paraqitet situata në Maternitetin e Spitalit, i cili rrezikon të mbyllet nga mungesa e zbatimit të protokollit të kufizimit të virusit, pasi një infermiere ka
rezultuar me virus!
– Drejtoresha e Spitalit, e ka braktisur detyrën dhe e ka lënë në mëshirë të fatit Personelin Shëndetësor, i cili rrezikon Infektimin në Masë!
Partia Demokratike Vlorë i kërkon Prokurorisë së Vlorës që të nis hetimet në lidhje me zbatimin e protokolleve përkatëse.
Drejtuesit e Spitalit janë duke kryer një Krim në heshtje kundër qytetarëve të Vlorës, të cilët ndihen të pasigurtë për t’u shtruar në spital!
Partia Demokratike Vlorë, Vlonjatët, presim reagimin zyrtar të Drejtoreshës Arrogante, në lidhje me situatën, ashtu siç “Reagonte” me statuset e saj në facebook “Edhe sot Vlora zero raste të infektuar”!

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu