Është arrestuar punonjësja e postës e cila kaloi pa skanuar një pako që ka mbërritur në Tiranë nga Anglia.
Burime për median bëjnë me dije se brenda pakos ka pasur drogë, me mbishkrimin “Cookis”
Punonjësja e postës akuzohet se në bashkëpunim me personin që priste drogën ka kaluar pakot. Në këmbim ajo rezulton të ketë marrë ryshfet.