Manasterliu: Rritet me 6% paga e personelit shëndetësor, ja shpërblimi financiar për mjekët që punojnë larg banesave

0
Gjigandi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka njoftuar këtë të mërkurë vendimin e fundit që ka marrë qeveria për personelin shëndetësor.

Në një deklaratë për mediat, Manasterliu bëri me dije se duke nisur prej datës 1 korrik pagat për mjekët e infermierët janë rritur me 6 %.

Sakaq shtoi se synohet që pagat të rriten deri në 40%, si dhe është vendosur një shpërblim financiar prej 15 mijë lekë për mjekët që ushtrojnë profesionin jashtë vendbanimit.

“Do prezantoj një akt të rëndësishëm, ka të bëjë me politikën e rritjes ë pagave për personelin shëndetësor, nga data 1 korrik, mjekët, infermierët, paga e tyre rritet me 6%. Kjo politikë është përfshirë në të gjithë mbështetjen që qeveria shqiptare ka për sistemin shëndetësor. Përgjatë 2 mandateve rritja e pagave e tyre ka qenë konsistente. Duke filluar nga 1 korriku rritet dhe me 6%. Kemi vendosur dhe një shpërblim financiar me 15 mijë lekë në muaj për mjekët që ushtrojnë profesionin jashtë vendbanimit, do ta përfitojnë këtë shpërblim mbi pagën. Rritja e pagave do të vijojë, synojmë që të rriten 40% duke filluar nga ky vit e në vazhdim. Ndërkohë që rritja e pagave do të vijojë fokusi do të jetë në përmirësimin e kushteve të punës”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu