Ditën e djeshme, çmimi i karburantit ka pësuar rënie në bursë me një vlerë për 3%. Nga 12.57 dollarë për fuçi, në bursë çmimi i naftës ka shkuar në 111.69 dollarë.
Kjo rënie me 3% është shënuar menjëherë pas rritjes që ka pësuar gjatë kësaj jave.
Rënia është reflektuar edhe në disa nga pikat e karburanteve në Shqipëri. Vetëm një ditë më parë, në shumicën e karburanteve, nafta ishte 269 lekë për litër.
Ndërkohë sot ka zbritur në 240 lekë për litër.