Çmimi i naftës, Berisha: Bordi ka qëllim vjedhjen, Rama po dhunon Kushtetutën

0
Gjigandi

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folujr këtë të premte në lidhje me çmimin e naftës në vend.

Berisha tha se Rama ka dhunuar Kushtetutën duke krijuar bordin e Transparencës për monitorimin e çmieve.

Sipas tij, qellimi i bordit është për të diktuar çmime stratosferike dhe vjedh sa më shumë qeveria me klientelën e vetë.

“Dy janë çështjet shqetësimet më themelore sot, shushunjat, bordet e Edi Ramës që po boshatisin xhepat e shqiptarëve dhe po i varfërojnë dhe mjerojnë ata gjithnjë e më shumë, shkelmimi i interesit kombëtar nëpërmjet mohimit të gjenocidit të shqiptarëve. Unë kam besim të madh se qytetarët shqiptarë do t’i japin përgjigje më të merituar në një kohë të ardhshme dhe PD do të angazhohet, do t’i kërkojë të angazhohet në një debat me qytetarët për t’i dhënë përgjigjen më të merituar kësaj qeverie antishqiptare.

Mjafton t’iu rikujtoj këtu se çmimi i naftës dje në Maqedoninë e Veriut ishte 1.85 lekë, këtu 2.48, pra 250 lekë në Shqipëri. Çmim i tillë nafte nuk ekziston akund në Evropë dhe botë, përvecse në xhisikun e Edi Ramës, që shpiku këtë mekanizëm, duke dhunuar Kushtetutën dhe ligjet për të plaçkitur qytetarët e vet. Të dhënat e politikave që ndoqi Rama ndaj shqiptarëve janë tepër alarmante. Shqipëria nuk mund të ketë dhe asnjë vend i lirë nuk mund të ketë borde të cilat të kontrollojnë tregun për llogari të qeverisë. Aty vetëm paguajnë. Çmimin e këtyre organizmave korruptive qeveritare të ngritura me qëllimin e vetëm për të diktuar çmime stratosferike dhe vjedh sa më shumë qeveria me klientelën e vetë”, tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu